Nisma Socialdemokrate mban sot Kuvendin Zgjedhor të Rinisë. Në një njoftim dërguar medieve nga ky subjekt bëhet me dije se Kuvendi Zgjedhor mbahet në Sallën e Kuqe në Prishtinë. Prezent do të jetë edhe kryetari i këtij subjekti, njëherësh zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj. Ndryshe, Nisma Socialdemokrate, dy javë më parë ka shënuar pesëvjetorin e themelimit. Nisma udhëheq me tri ministri në Qeverinë e Kosovës dhe Grupi Parlamentar i saj përbëhet nga tetë deputetë.
