Nisma Socialdemokrate sot shënon katër-vjetorin e themelimit të saj

Nisma Socialdemokrate sot shënon katër-vjetorin e themelimit të saj

Nisma Socialdemokrate sot katër vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani që është nga radhët e kësaj partie ka vlerësuar se Nisma është një parti me vizion të qartë për ardhmen dhe që qëllim kryesor e ka mirëqenien e qytetarëve të vendit tonë. Është dashur shumë punë e përkushtim në këto katër vjet të ekzistimit të kësaj partie. Nisma më nuk është një parti e vogël por një faktor shumë i rëndësishëm vendimmarrës në vendin tonë.

Ky është plotësimi i plotë i ministrit:

Katër vjet punë dhe përkushtim dhe ja ku jemi sot, një parti me vizion të qartë për ardhmen dhe që qëllim kryesor e ka mirëqenien e qytetarëve të vendit tonë. Na u desh shumë punë, shumë mund për të ardhur deri këtu. Sot NISMA nuk është më një parti e vogël dhe e re, sot ne jemi një faktor i rëndësishëm në vendimmarrje.

Gjatë kohës sa ishim në opozitë ishim një zë i fuqishëm dhe kundërshtuam e parandaluam shumë veprime të dëmshme që po bëheshin në kurriz të vendit. Sot si pjesë e qeverisjes, ne jemi faktor determinues. Një zëvendëskryeministër, tri ministri dhe një grup parlamentar shumë punëtorë. Kjo është NISMA sot. Jemi duke punuar vazhdimisht dhe duke i bërë shërbime këtij vendi.

Ne nuk do të ndalemi dhe çdo ditë e më tepër do të punojmë për ju qytetarë të dashur. Sot në këtë përvjetor të rëndësishëm, dua t’i falënderoj të gjithë anëtarësinë tonë, anë e mbanë Kosovës për punën e palodhshme dhe mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë subjektit tonë.

Pa punën dhe angazhimin tuaj ne nuk do të ishim këtu ke jemi. Do të vazhdojmë të ju shërbejmë juve qytetarë dhe do ta mbajmë fjalën e dhënë. Të dashur anëtarë e simpatizantë ju ftojmë që të martën në 18:00 në Hotel “Emerald” të merrni pjesë në ceremoninë e shënimit të lkatërvjetorit të themelimit të NISMES.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …