NISMA për Kosovën vlerëson se sulmi në Nicë të Francës, është sulm barbar i drejtuar kundër jetës së njerëzve të pafajshëm, kundër vlerave njerëzore dhe evropiane, kundër lirisë, demokracisë dhe projekteve te qytetarisë Evropiane për paqë globale. Në këtë ditë të rëndë për qytetarët e Nicës e të Evropës, qytetarët e Kosovës ndajnë dhimbje të thellë me qytetarët e Francës. Jemi të bindur se asnjë formë e terrorizmit, që po lëndon dhe shkakton viktima të dhimbshme e të pa fajshme kurrë nuk do të arrijë t’i rrënojë vlerat e civilizimit evropian. Solidarizohemi dhe Ju shprehim ngushëllime familjeve të viktimave, qytetarëve e shtetit të Francës, që sot mbeten pa më të dashurit e tyre!
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …