Nismës Socialdemokrate iu bashkuar ish kandidati për kryetar të Malishevës, asambleist në Kuvendin Komunal të Malishevës, Kajtaz Gashit. Gashi po ashtu ishte edhe ish kryetar i degës së AAK-së në Malishevë. Bashkë më të kanë aderuar edhe ish nënkryetari i degës, Januz Mazreku dhe anëtari i kryesisë së AAK-së në Malishevë dhe kryetar nëndegë, Avni Gashi. Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, iu ka uruar mirëseardhje anëtarve të ri. Ai ka thënë se ardhja e Kajtazit, Januziut dhe Avniut do ta fuqizoj edhe më shumë Nismën në Malishevë dhe në vend. Limaj thotë se Nisma Socialdemokrate është e hapur për të gjithë ata njerëz me energji pozitive të cilet duan që përmes Nismës të japin kontributin e tyre për vendin.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …