Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është përgjigjur pozitivisht thirrjes për një takim të përbashkët mes partive opozitare, që është kërkuar nga Vetëvendosja. Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se kjo parti mbështet çdo takim të partive opozitare, mirëpo duhet të specifikohen temat për çfarë do të diskutohet. “Boshti opozitar AAK dhe Nisma janë bashkë me këdo qoftë që e ka pozicione kundërshtuese ndaj këtyre marrëveshjeve”, ka thënë Nitaj. Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që AAK të kthehet në Kuvendin e Kosovës, ashtu siç ka vepruar Vetëvendosja.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …