Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë deklruar se njoftimet sipas të cilave AAK-ja do të bëhet pjesë e Qeverisë, janë spekulime. Ata kanë thënë se nuk do të pranojë që të bashkëqeverisje me një kryeministër që ka shkelur kushtetutën. E vetmja zgjidhje për dalje nga kriza është dorëheqja e qeverisë dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme, ka theksuar zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj. Ai ka shtuar më tutje se Qeveria në Republikën e Kosovës e ka shkelë kushtetutën dhe ajo duhet të reflektojë. Unë besoj që Qeveria duhet të japë dorëheqje dhe se si eventualisht do të shkonte vendi në zgjedhje, do të shkonte menjëherë pas 45 ditësh apo do të ishte pjesë e një marrëveshje politike që për një kohë do të zgjedhje një qeveri teknike që do ta përgatiste vendin për zgjedhje kjo është çështje tjetër dhe kjo do të duhej të ishte pjesë e një marrëveshje e partive politike që aktualisht veprojnë në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …