Niveli i rritjes ekonomike mbetet e pamjaftueshme për të zbutur papunësinë dhe rimëkëmbur ekonominë

Niveli i rritjes ekonomike mbetet i pamjaftueshëm për të zbutur papunësinë dhe rimëkëmbur ekonominë

Kosova ka vite që shënon rritje ekonomike. Por, shkalla e rritjes ende mbetet e pamjaftueshme për të zbutur papunësinë dhe rimëkëmbur ekonominë. Perspektiva e rritjes ekonomike në Kosovë parashihet të jetë pozitive, me rritje mesatare prej 4.2 për qind. Krahasuar me vendet e rajonit, të cilat sipas Bankës Botërore po përjetojnë ngadalësim, Kosova ka rritje më të lartë. Bazuar në raportin e fundit të titulluar “Rregullat Ekonomike për Ballkanin Perëndimor”, ku përfshihet edhe Republika e Kosovës, thuhet se niveli i rritjes ekonomike gjatë këtij viti është 4 për qind. Parashikimet e Bankës Botërore për rritjen ekonomike për vitin 2020-2021, janë 4.2 respektivisht 4.1 për qind. Por, raporti konstaton “se ekzistojnë rreziqe të padëshirueshme që lidhen me dinamikën e politikës së brendshme dhe rajonale, vonesa të mundshme në planet e investimeve për shkak të zgjedhjeve, kostos më të lartë sesa është parashikuar të Ligjit të ri për pagat në sektorin publik, dhe stabilitetit të çmimeve ndërkombëtare të metaleve”. Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar më herët ka parashikuar se rritja ekonomike për vitet 2020 deri në vitin 2024, do të jetë më shumë se 4 për qind. Ekspertë të çështjeve ekonomike vlerësojnë se, pavarësisht rritjes ekonomike, kjo normë nuk adreson problemet, me të cilat përballet Kosova. Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se norma e rritjes ekonomike nuk do të arrijë në 4.5 për qind.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …