Betimin e lirisë për të luftuar deri në çlirimin e pëllëmbës së fundit të tokës arbërore e kishin dhënë dhe e mbajtën shumë prej trimave e trimëreshave të Kosovës. Me këtë betim në gojë e në shpirt ata u radhitën në radhët e Ushtrisë Çtirimtare të Kosovës dhe shumë prej tyre, pastaj edhe në radhët e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc e të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Ndër ata që ndoqën këtë maratonë lirie ishte edhe Njazi Azemi-komandant “Mjekra”.
Njazi Azemi ka lindur më 16.6.1970 në fshatin Mogillë të komunës së Vitisë. Babai i tij, Ramushi, ishte nip i atdhetarit Fazli Tërpeza, i rënë më 1945, në betejën e Sllakocit, kundër trupave ripushtuese jugosllave. Historia e qëndresës atdhetare të Fazli e Hysen Tërpezës dhe e shumë atdhetarëve të tjerë të kësaj ane, kishte ndikuar fuqishëm në rrënjosjen e ndjenjës së atdhedashurisë te Njaziu i ri. Përveç kësaj rrethane, në formimin e tij, sikurse edhe në tërë brezin e kësaj periudhe, do të ndikojë edhe fryma e zgjimit të madh të Pranverës së vitit 1981, e cita do të zgjasë deri në shpërthimin e tuftës së armatosur çlirimtare nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në shkollën fillore 4-klasëshe në Mogillë dhe në 4 klasat vijuese në fshatin fqinj Vërboc, Njaziu ishte nxënës shembullor.
Mirëpo, për shkak të paperspektivës, e cita dukej sheshit jo vetëm për të rinjtë, por edhe për popullatën shqiptare në Kosovë, në tërësi, ai nuk e vazhdoi shkollimin më tutje. Më vonë filloi të merrej me ndërtimtari e sidomos me drugdhendje, të cilin profesion e përsosi shpejt. Në artin e drugdhendjes, Njaziu ishte bërë një skulptor i vërtetë. Në këtë art ai shprehte shpirtin e tij liridashës e atdhetar. Në dyer oborresh e dhomash, në tavolina e në orendi të tjera shtëpiake, ai gravonte me përkushtim figura me motive kombëtare, si shqiponjën, flamurin, figurën e Skënderbeut e të tjera.
Me këto motive ai punonte edhe dhuratat e shumta me të cilat i nderonte shokët dhe dashamirët e tij. Njaziu ishte fëmijë kur babai i tij, Ramushi, kishte mërguar në Zvicër për t’ia siguruar familjes një jetë më të mirë. Duke qenë i interesuar për zhvittimet në Kosovë, por edhe pjesëmarrës i demonstratave të shumta që organizoheshin nga shqiptarët në vendet perëndimore, gjatë viteve `80 e `90, në sytë e Njaziut, i ati ishte bërë shembull personal i edukatës atdhetare. Se kishte hyrë në rrugën e lavdisë e të krenarisë kombëtare, Njazi Azemi kishte dëshmuar që herët. Në moshën 17-vjeçare kishte filtuar të zhvillonte aktivitet të organizuar kombëtar, në kuadrin e Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës.
Që herët ai, po ashtu, dëshmohet si një ushtar i devotshëm i lirisë së Kosovës. Si i tillë shquhet në demonstratat e zhvilluara në Viti e në Ferizaj , me rastin e suprimimit të autonomisë së Kosovës dhe të vendosjes së formës ekstreme të pushtimit serb në Kosovë. Më 29 mars të vitit 1989, në këto demonstrata Njaziu ishte plagosur, në çastin kur policisë serbe po ia kthente bombën totsjellëse. Skenën e kacafytjes së tij me policinë serbe, atëbotë e kishte paraqitur edhe Televizioni i Prishtinës. Plagët e marra në këto demonstrata, Njaziu i mjekoi për dhjetë ditë rresht, në mënyrë pothuajse ilegale, në spitalin e Prishtinës, nën mbikëqyrjen e devotshme të dr. Zenet Ujkanit. Shërimin e vazhdoi edhe në spitalet e Lubjanës, pasi atje kishte arritur me ndihmën e shoqatës “Migjeni” dhe të veprimtarit të saj, Naim Maloku. Kur në vjeshtën e vitit 1991, komandanti legjendar Adem Jashari dhe shumë të rinj nga Kosova kishin shkuar në Republikën e Shqipërisë për t’u aftësuar ushtarakisht, në mesin e pjesëtarëve të ardhshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po stërviteshin atje, ishte edhe Njazi Azemi.
Që nga kjo kohë, ky atdhetar do të përgatitet për sfida të reja në tuftimin e pushtuesit. Pas vitit 1992,. ai u angazhua me përkushtim në detyrat e karakterit ushtarak, duke u bërë personi kyç i furnizimit të trevës së Anamoravës me armatim e me materiale të tjera përcjellëse. Në këtë detyrë atë e ndihmonin Xhelal Rexhepi, Zija Rexhepi, Emrush Azemi e bashkëveprimtarë të tjerë. Duke qenë në lëvizje dhe veprimtari të përhershme, pushtuesi serb e kishte hetuar rrezikun që për të do të paraqiste Njazi Azemi. Për këtë arsye, gjatë viteve `90, ai u kërkua dhe shtëpia e tij u bastis shumë herë, me motive të kërkimit të armëve të llojeve të ndryshme. Vetëm brenda vitit 1996 shtëpinë e Njaziut, policia serbe e bastisi katër herë. Kjo fushatë përndjekëse, Njaziun shpesh e kishte detyruar të bënte jetë ilegale. Për t’iu shmangur përcjelljes së pushtuesit, disa herë kishte datë edhe jashtë kufijve të Kosovës dhe ishte strehuar te shokët e tij në Dibër të Maqedonisë e në vende të tjera të trojeve shqiptare.
Si edhe të rinjtë e tjerë shqiptarë, në fillim të viteve `90 edhe Njaziu bëhet objekt përndjekjeje me qëllim të rekrutimit në radhët e ushtrisë serbe. Atij i kishin arritur shumë herë thirrjet për rekrutim në këtë ushtri. Mirëpo ai kishte qenë i vendosur për të mos iu përgjigjur këtyre thirrjeve. Ai kishte deklaruar hapur se nuk do të pranonte kurrë të bëhej ushtar i Jugosllavisë. ishte fare e kuptueshme se ai që kishte refuzuar të bëhej pjesëtar i ushtrisë okupatore serbe, më vonë edhe do të luftonte kundër kësaj ushtrie. Koha për ta tuftuar pushtuesin dhe ushtrinë e tij edhe për Njaziun arriti me formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe me fittimin e luftës së armatosur nga ajo. Në çastin e dhënies së kushtrimit të luftës, UÇK-ja tashmë në radhët e veta kishte edhe një luftëtar të përgatitur, trim e të devotshëm, për ta çuar luftën deri në fitore. Ky luftëtar ishte Njazi Azemi. Që me hapjen e fronteve të para të tuftës në Kosovë, zemra e Njaziut rrahu me të njëjtin ritëm me zemrat e të gjithë pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që tashmë ndodheshin në istikamet e luftës. Në verën e vitit 1998 ai edhe vetë u bë pjesë e këtyre istikameve, si pjesëtar i brigadës 134 “Bedri Shala”, e cita vepronte në Zonën Operative të Dukagjinit.
Në të gjitha betejat e kësaj brigade, Njaziu u shqua me trimëri e shkathtësi ushtarake, krahas bashkëluftëtarëve të tij të shumtë. Mori pjesë edhe në epopenë e Koshares, për thyerjen e pozicioneve më të fortifikuara të pushtuesit, në kufirin midis Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Njaziu tuftoi në Zonën Operative të Dukagjinit deri në përfundimin e tuftës në Kosovë dhe deri në kthimin e tij fitimtar në fshatin e tij të tindjes e në gjirin familjar, më 28 qershor të vitit 1999. Ai ishte kthyer atje si triumfues i armatosur, i gatshëm për ta shpënë më tej tuftën për liri dhe për ta shporrur pushtuesin nga eclo pëllëmbë e tokës shqiptare.. Prandaj, kapitutlimin e pushtuesit dhe përfundimin e luftës në Kosovë, Njaziu nuk e kishte përjetuar me ndjenjë entuziazmi të panatyrshëm, ngase ishte i vetëdijshëm se rruga drejt lirisë ishte ende e gjatë. Këtë qëndrim të tij sikur e kishin pikasur edhe trupat e KFOR-it, të citët, pas vendosjes së tyre në Kosovë, një kohë të caktuar kishin qëndruar në shtëpinë e Njaziut dhe shumë herë e kishin orientuar vëmendjen e tyre tek ai. Mirëpo as kjo vëmendje nuk e pengoi atë që të angazhohej në radhët e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, që nga ditët e para.
Radhët e kësaj ushtrie, tashmë i kishte plotësuar edhe i vëllai, Muharremi. Në UÇPMB, Njaziu kishte edhe pozita komanduese, si komandant toge, kompanie e brigade, tashmë njohur si komandant “Mjekra”. Ishte komandant i brigadës 115 “Karadaku” të UÇPMB-së, e cila pas rënies së tij mori emrin brigada “Njazi Azemi”. Në betejat e shumta të UÇPMB-së, pushka e Njaziut jehoi fuqishëm deri me nënshkrimin e ndërmjetësuar ndërkombëtarisht të marrëveshjes midis patëve ndërtuftuese për t’i dhënë fund konfliktit. Këtë marrëveshje, ai e kishte pritur me shumë rezervë, ngase me të drejtë nuk mund t’i besonte sinqeritetit të pushtuesit serb. Ato ditë kishte deklaruar hapur se nuk do t’i dorëzonte armët dhe se për të nuk ishte e kuptueshme se ç’kishin nënshkruar eprorët e tij. Armët nuk i kam kapur për t’i dorëzuar,- ishte shprehur Njaziu. Më 26 mars të vitit 2001, Njaziu me bashkëtuftëtarët, Burim Berisha, nga Sadovina e Jerlive, Milaim Abazi, nga Skifteraj, me Hajrizin, Mitaimin e me luftëtarë të tjerë, ndodhej në vijën e frontit afër fshatit Caravajkë të komunës së Preshevës. Në këtë fshat ndodheshin të pozicionuara edhe trupat serbe. Në orët e pasdites të kësaj date, në një shkëmbim zjarri, në vendin e quajtur Stanec, komandant “Mjekra” goditet nga një plumb snajperi. Megjithëse i veshur me jetek antiptumb, ai ishte goditur në anën e majtë të gjoksit. Plumbi kishte depërtuar në vendin ku ishte kopsitur jeleku. Ushtarët Hajriz Jahiri, Milaimi e bashkëluftëtarë të tjerë e tërheqin deri në vendin ku mund t’i jepej ndihma e parë mjekësore. 40 minuta pas dhënies së kësaj ndihme, komandant “Mjekra” hyn në përjetësi, duke mbetur shembull i luftëtarit për lirinë e të gjitha trojeve etnike shqiptare. Më 28 mars të vitit 2001, trupi i dëshmorit Njazi Azemi u ekspozua në sheshin “Adem Jashari” në Viti, para të cilit u përulën mijëra liridashës nga të gjitha anët e Kosovës e të viseve të tjera etnike. Me dhembje e me nderime të larta, atë ditë u varros, në Varrezat e Dëshmorëve në Viti, duke ua lënë krenarinë e përjetshme prindërve, Ramushit e Shehrides, vëllezërve Avniut, Gëzimit, Kujtimit, Muharremit e Burimit dhe të shoqes Nexharie e të fryteve të dashurisë me të, Kosovares, Kosovarit, Flamurit e Liridonit. Të dashurit e tij, sot ruajnë me përkushtim kujtimin për trimin atdhetar, Njazi Azemi, duke vështruar reliktet e trimërisë së tij: gjoksoren, jetekun antiplumb, helmetën, kapetën, uniformën ushtarake dhe shënimet e një ditari të hershëm. Emrin e Njazi Azemit e mban një shesh i qytetit në Viti. Ndërkohë, vepra dhe heroizmi i tij janë pasqyruar në shumë shkrime gazetash dhe në një film dokumentar.