Njazi Rexhepi (1.11.1967- 6.5.1999)

Njazi Rexhepi (1.11.1967- 6.5.1999)

Njazi Rexhepi lindi në nëntorin e trimërisë shqiptare. Ai u lind më 1 nëntor të vitit 1967, në fshatin Sllatinë e Epërme të komunës së Vitisë, në një familje fisnike e atdhetare.
Shkollën fillore e kreu në Sllatinë, kurse të mesmen në Viti. Edhe pse fare i ri, kishte marrë pjesë në demonstratat e vitit 1981 të zhvilluara në qytetin e Ferizajt. Rrugëtimin drejt lirisë e kishte vazhduar edhe me pjesëmarrjen, së bashku me shokët e tij, në demonstratat e viteve 1988- 1989 në Ferizaj.
Takimet e para me bashkëmendimtarët, lidhur me inkuadrimin në luftën e UÇK-së e cila në pranverë të vitit 1998 ishte përhapur me shpejtësi në Kosovës, i kishte mbajtur në Trevizo të Italisë, ku ndodhej në punë. Gjatë takimeve të shpeshta që i kishte me vëllezërit e bashkatdhetarët ata flisnin për ngjarjet në Kosovës dhe luftën që tashmë kishte filluar jo vetëm në Drenicë e Dukagjin, por edhe Llap e Jezerc.
Kushtrimit të Atdheut, ndër të parët i përgjigjen dhe vëllezërit e tij Njaziu dhe Junuzi. Fahredin Hoxha, bashkëluftëtari i dëshmorit tregon rastin kur Njaziu kishte vendosur ta ndërpres punën në Itali dhe me vëllanë tij Junuzin dhe djalin e axhës së tij Avni Rexhepin, shkuan në Shqipëri, dhe iu bashkuan radhëve të çlirimtarëve të Kosovës.
Ata kishin marrë rrugën nga Trevizio e Italisë në drejtim të Durrësit e nga aty në Kukës ku dhe ishin trimat e trimëreshat shqiptare duke ju afruar kufirit të Shqipërisë me Kosovën, kufi që ndante dy pjesë të Atdheut.
Me të arritur në fshatin Elshan të Kukësit, kishin qëndruar aty vetëm tri ditë e më pastaj me grupin e parë ishin nisur drejt kufirit, këta ishin afruar fshatit Padesh të Shqipërisë. Aty afër ishte Kosharja, një vijë e fortë e fronit përballë forcave ushtarake e policore të Serbisë ku ndodhej edhe kazerma famëkeqe ushtarake serbe. Njaziu me vëllanë, e tij Januzin dhe shokun e tyre Fahredinin, të armatosur dhe me uniformat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin inkuadruar në Brigadën 138 “Agim Ramdani.
Një dite më parë gjithë ushtarët e Kosharës kishin ndjerë një dhimbje të madhe pasi në luftime kishte rënë dëshmor, Jonuz Qazim Zejnullahu nga Skifteraj e Vitisë.
Në Frontin e Koshares zhvillohej luftë e pandërprerë në mes të ushtarëve të lirisë të UÇK-së dhe forcave ushtarake e policore serbe. Në një çast në afërsi të një bunkeri serb, i cili në vazhdimësi sulmonte pozicionet e UÇK-së, afrohet njësiti i formacionit të çlirimtarëve të Kosovës ku dhe ishte dhe Njaziu. Ai ishte përgatitur për të hedhur bombën në bunkerin armik.
Me të afruar aty, në një distancë disa metra në afërsi të bunkerit serb, Njaziu sulmohet nga një breshëri plumbash nga forcat armike dhe merr goditjen vdekjeprurëse.
Në këtë çast Njaziu bie dëshmor, bie në fushën e nderit në mbrojtje të Kosharës legjendare, më 6 maj të vitit 1999 tek Rrasa e Kosharës, në malet shqiptare të Shqipërisë e Kosovës.
Pas rënies së Njaziut në tërheqje të kufomës së dëshmorit shkon edhe ushtari i lirisë, italiani, Francesco Guisepe Bider, por vendi ishte duke u bombarduar intensivisht nga forcat serbe, dhe nuk arrihej dot të tërhiqej trupi i tij.
Njazi Rexhepi ka lënë pasardhës të tij tre djem, bashkëshorten e tij dhe vëllezërit dhe gjithë familjen Rexhepi, të cilët jetojnë në Sllatinë të Epërme të Vitisë. Në vitin 2001 varroset me nderime të larta në Varrezat e dëshmorëve në Viti. Me plot krenari e kujtojnë shokët e tij të idealit dhe gjithë bashkë luftëtarët e tij dhe mbar familja e tij bujare
Në luftimet e Kosharës kanë dëshmorët e kombit nga Zona e Karadakut nga Komuna e Vitisë: Njazi Rexhepi prej Sllatinës së Epërme, Jonuz Zejnullahu nga Skifteraj, Mejdi Korani nga Pozhorani dhe Safet Rexhepi nga Zhitia. Dëshmorët nga Komuna e Gjilanit, Agim Ramdani nga Zhegra, Arben Isufi dhe Urim Mehmeti nga Cerinca dhe Fatos Limani nga Pogragja. Dëshmorët nga Komuna e Dardanës (Kamenicës)në Koshare kanë rënë: Emin Kryeziu dhe Bajram Kryeziu. (N. B.)

Kontrolloni gjithashtu

Hyzri Hamdi Talla (1.12.1963 - 2.12.1998)

Hyzri Hamdi Talla (1.12.1963 – 2.12.1998)

Dëshmori Hyzri Talla ka lindur në fshatin Letancë të Besanës (ish-Podujevë) në një familje të …