leoni

Me një akademi Komemorative të organizuar nga komuna e Deçanit ju dha lamtumira e fundit Aktorit Skënder Tafaj

Më një akademi të organizuar nga Komuna e Deçanit, është përkujtuar jeta dhe vepra e Artistit më shpirt të madh, njeriut të vërtet shqiptar, atdhetar në shërbim të vendit gjatë gjithë jetës, Skender Tafaj. Në këtë komemoracion të pranishëm ishin: ish kryetari i komunës së Deçanit, Deputeti Rasim Selmanaj, bacë Hilmi Haradinaj, koleg të aktorit, qytetar të shumtë dhe familjarë. Se Artisti Skënder Tafaj ishte njeri me vlera u tha edhe nga të pranishmit e këtij komemoracioni. Nuk është e lehte të flasësh  për jetën dhe veprën e Artistit Skender Tafaj i cili la pas vetes gjurmë të thella në Artin Shqiptarë si dhe kujtime të pa shlyera tek të gjithë ata që e njohën e sidomos tek familja e tij të cilën sot e la në dëshpërim të thellë duke i mbyllur sytë për në amshim. Por për të flet shëmbëlltyra e tij. Aktori Skënder Tafaj u lind më 8 Maj 1947 në fshatin Isniq nga një familje Atdhetare  Shkollën Fillore e kreu në Vendlindje në Isniq, për të vazhduar më shkollën normale në Pejë e vazhdoi tutje në fakultetin pedagogjik drejtimi i dramaturgjisë në Universitetin e  Prishtinës. Pas përfundimit të fakultetit filloi punën në Teatrin Kombëtarë në Prishtinë deri në Vitin 1989 ku ishte përndjekur nga UDB-ja  Serbe  për aktivitete e tije ilegale për krijimin e shtetit të Pavarur të Republikës së Kosovës, ku dhe u detyrua të migroi në Zvicër. Gjatë kësaj periudhë sa punoi në teatër ishte pjesë  e qindra shfaqjeve teatrore e filmike në rolet kryesore që kishin mesazh patriotik, ku mund të thuhet lirshëm se ka qenë periudhë e artë e dramaturgjisë së asaj kohe. Pos teatrit të Prishtinës ishte pjesë e Shoqërisë Kulturo Artistike Mehmet Riza në ISNIQ dhe SHPRESA  në Deçan, ku i bashkoi të rinjtë e këtij fshati ku bashkë realizuan shumë projekte dramaturgjike më të cilat arriti që të fitoi vende të para në Ish Jugosllavin e atëhershme në teatrin amatorë ku prezantoi artin tonë para kombeve tjera të asaj kohe më  ç’rast vendlindjen e tij Isniqin e ngriti në piedestalin më të lartë më punë  dhe të arriturat e tij në kulturë. Aktori Skender Tafaj luajti së bashku më aktor të mëdhenj në role të ndryshme  të regjisoreve të ndryshëm si Ekrem Kryeziu në filmin televiziv ,,E kafshoja Terrin’’ në RTP-TV Prishtina, mandej në rolet kryesorë në filmat  ,,Kosova Përcaktimi im  1999, Në filmin ,,Në Shijen time ‘’, Gjurmët e bardha në vitin 1980, kur pranvera vonohet në vitin 1980, Lumi i Fryere 1983, të Shtëna në ajër 1976, lule pjeshka e dashurisë 1988, Migjeni në vitin 1990, Njeriu prej dheut, Si të vdiset, Gjurmë të bardha dhe  të tjera. Gjatë viteve  në migracion Skënderi nuk pushoi më aktivitete e tije duke qen çdo herë afër me bashkatdhetarët në organizime të ndryshme në të mirë të vendit. Ai bashkë më shokë krijoj shoqatën ,,Agim Kukleci’’ ku dhjetar familjeve arritën që të ju ndihmonin duke përkrahur edhe luftën e fundit të UÇK-së,  ku ishte pjesë e  grupit nga migracioni për furnizim më armatim. Aktori i madh Skënder Tafaj  pas përfundimit të luftës vendosi të jetoi në vendlindjen e tije dhe ti rikthehet teatrit duke përgatitur me dhjetar skenarë për ti realizuar, për shkaqe subjektive që u krijuan në teatrin e Kosovës  nuk arriti qe ti realizojë. Pos veprimtarisë së bujshme Skender Tafaj la pas vetes një familje të kompletuar bashkëshorten Fanen, vajzat ,Valentina, Violeta dhe Donika, djemtë Malsori dhe Leonisi nipa dhe mesa të shumtë. Në ketë Akademi kanë folur Ish kryetari i Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj, Enver  Osdautaj në emër të fshatit Isniq, Aktori Niman Muçaj dhe djali i aktorit Leonisi. Nga e shtuna më 5 Gusht 2017, trupi i tije pushon i qetë në varrezat e fshatit Isniq në vendlindjen e tije.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …