Një amerikan në Illinois vrau një fëmijë 6-vjeçar dhe i plagosi të ëmën, vetëm sepse ishin myslimanë

Një burrë 71 vjeç në Illinois është akuzuar për therjen fatale të një djali 6-vjeçar dhe për plagosjen e një gruaje 32-vjeçare. Ky krim i urrejtjes ndodhi të dielën. Policia amerikane tha se viktimat u shënjestruan për shkak se ishin myslimanë dhe se sulmi me thikë ndodhi për shkak të luftës mes Izraelit dhe grupit militant palestinez të Hamasit. Në ditët e fundit, policia në qytetet amerikane dhe autoritetet federale kanë qenë në gatishmëri të lartë për shkak të dhunës që mund të nxitet nga sentimenti antisemitik dhe islamofobik. Byroja Federale e Hetimit (FBI), së bashku me gripet hebreje dhe myslimane kanë raportuar për rritje të kërcënimeve dhe retorikës së urrejtjes. Në zonën e Çikagos, zyrtarët gjetën gruan dhe djalin e vrarë në shtëpinë e tyre afër 65 kilometra në jugperëndim të Çikagos. Gruaja 32-vjeçare ka pësuar disa lëndime me thikë dhe pritet t’u mbijetojë plagëve, thanë autoritetet. Ndërkaq, 6-vjeçari i vrarë, sipas autopsisë, ishte therur disa herë me thikë. Detektivët ishin në gjendje të vinin në përfundim se dy viktimat e këtij sulmi brutal u shënjestruan nga i dyshuari sepse ishin myslimanë dhe për shkak të konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit”, u tha në deklaratën e policisë. (REL)

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …