Një anije mallrash me 13 anëtar të ekuipazhit është zhdukur pranë ishullit grek Lesbos

Një anije mallrash me 13 anëtar të ekuipazhit është zhdukur pranë ishullit grek, Lesbos. Njoftohet se shkak i zhdukjes së saj është moti i keq dhe stuhitë që kanë shkaktuar dallgë të mëdha me një lartësi prej 3 metrash. “Anija ishte rrugës drejt Stambollit nga Aleksandria, Egjipti, dhe po barte 6 mijë tonë kripë, tha roja bregdetare greke. Ekuipazhi i saj përbëhej nga 14 anëtarë, përfshirë tetë egjiptianë, katër indianë dhe dy sirianë, sipas rojës bregdetare” njofton Radio Evropa e Lirë. Anija kishte raportuar për një problem mekanik në orën 7:00 të dielën në mëngjes dhe e kishte dërguar një sinjal shqetësimi para se të zhdukej rreth tetë kilometra në veriperëndim të Lesbos, janë cituar të kenë thënë autoritetet greke. Ekuipazhi i saj përbëhej nga 14 anëtarë, përfshirë tetë egjiptianë, katër indianë dhe dy sirianë, sipas rojës bregdetare. Një anëtar egjiptian  i ekuipazhit është shpëtuar.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …