Një autobus në të cilin po udhëtonin
52 turistë shqiptarë në drejtim të Budves, është përfshirë nga flakët. Ngjarja
ka ndodhur pasditen e djeshme në vijën dytësore të rrugës Ulqin-Tivar. Për fat
të mirë, nuk ka pasur asnjë të lënduar, pasi që udhëtarët zbritën me shpejtësi
nga autobusi. Sipas raportimeve të Policisë malazeze, dyshohet për një prishje
elektrike të autobusit. Autoritetet malazeze kanë nisur hetimet për të
përcaktuar shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …