Për shkak se pozita dhe opozita nuk po pajtohen të bashkëpunojnë lidhur me statutin për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe gazeta austriake “Der Standart” ka përmendur ish-kryeministrin suedez, Carl Bildt, si ndërmjetësues në krizën politike në Kosovë. Por, Ambasada suedeze në Prishtinë e ka mohuar të ketë ndonjë njohuri për ardhjen e diplomatit Bildt. “Nuk kam asnjë informacion të tillë rreth kësaj çështjeje”, i ka thënë gazetës “Zëri” Henrik Nilson, drejtuesi i Ambasadës së Suedisë në Kosovë. Një ndër emrat tjerë që është përmendur nga gazeta austriake është edhe presidenti, Marti Ahtisaari. “Der Standart” arsyeton ardhjen e një ndërmjetësuesi me faktin se besimi i qytetarëve të Kosovës është zbehur dhe se përballë krizës politike, që po dominohet nga gazi lotsjellës, vezët thirrjet për një ndërmjetësues po bëhen gjithnjë e më të zëshme.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …