Banorët e lagjes “Velania” të kryeqytetit janë ankuar para medieve, meqë çdo ditë i ngacmon dhe i kërcënon ata një person shumë i njohur për Prokurorinë dhe Policinë. Banorët kritikojnë autoritetet e rendit që nuk po ndërmarrin asgjë lidhur me problemin e lagjes së tyre. Javën e kaluar 22-vjeçari, A. Zejnullahu kishte fyer njërin nga banorët, Babai i tij i ka thënë KTV-së se nuk mund të bëjë asgjë lidhur me të birin, pasi ai nuk i merr parasysh fjalët e tij. Policia, ndërkohë, bën të ditur se janë 12 raste të raportuara për këtë person, përfshirë lëndime trupore e kanosje. Dhjetë prej këtyre rasteve janë proceduar në Prokurorinë përkatëse, ndërsa dy të tjera janë duke u trajtuar nga policia. Policia nuk ka treguar se kush është prokurori që gjithnjë e liron me procedurë të rregullt këtë person, të cilin fqinjët e denoncojnë si kërcënues.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …