leoni

Një delegacion austriak takon kryetarin e PDK-së, bisedojnë për gjemdjen aktuale politike

Një delegacion austriak takon kryetarin e PDK-së, bisedojnë për gjendjen aktuale politike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në selinë e partisë të hënën delegacionin e Grupit Parlamentar të Miqësisë mes Austrisë dhe Kosovës, të udhëhequr nga deputetja Carmen Jeitler-Cincelli. Siç është bërë e ditur në njoftim, në këtë takim është diskutuar për raportet mes dy shteteve dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral. “Në takim me deputetët austriakë theksova se populli i Kosovës është mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë nga Austria ndër vite, në fusha të ndryshme. PDK mbetet e përkushtuar në kultivimin e raporteve të mira me miqtë dhe aleatët tanë  ndërkombëtarë, në funksion të arritjes së qëllimeve tona shtetërore”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …