Një delegacion dypartiak nga Dhoma e Përfaqësuesve të Amerikës arrin sot në Prishtinë për takime dyditore si pjesë e Partneritetit të Dhomës për Demokraci që është një komision dypartiak me 20 anëtarë nga Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara që punon drejtë për drejtë me shtetet partnere në gjithë botën për të mbështetur zhvillimin e institucioneve legjislative efikase, të pavarura dhe reaguese. Sipas një komunikate të Ambasadës Amerikane në Kosovë, delegacioni që viziton Kosovën do të udhëhiqet nga kongresmeni Peter Roskam dhe do të përfshijë kongresmenin e rangut më të lartë në këtë komision, David Price e të tjerë. Delegacioni do të takohet me kryeministrin, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, deputetë të Kuvendit si dhe do të vizitojë pjesëtarët e ushtrisë amerikane me shërbim në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …