leoni

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve është takuar sot me ministrin e MTI-së, Endrit Shala

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve është takuar sot me ministrin e MTI-së, Endrit Shala

Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve, i kryesuar nga kryetari Agim Shahini, u takua sot me Endrit Shala, ministër i Tregtisë dhe Industrisë, me të cilin diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në mes dy institucioneve që kanë mision të përbashkët zhvillimin e prodhimtarisë dhe shërbimeve vendore. Pasi e njoftoi për së afërmi ministrin Shala për proceset ekonomike në Kosovë e në veçanti të sektorit privat, për të cilat të gjithë parametrat e këtij viti nuk janë pozitivë, qoftë në aspektin e investimeve të huaja, por edhe ato të brendshme, Agim Shahini, si pengesë paraqiti edhe situatën politike, e cila po i zmbraps investitorët e huaj. Ai shtoi se politikat investive në Kosovë përmes Ligjit për investime strategjike nuk janë konkurruese, edhe ato duhet të ndryshojnë sa më shpejt që është e mundur, sepse ne kemi vlerësuar këtë Ligj si aset kombëtar, prandaj ndryshimet janë të nevojshme dhe të menjëhershme.

Ministri Endrit Shala falënderoi AKB-në për gjitha aktivitetet që ka bërë për shumë vite në aspektin e promovimit të prodhimtarisë vendore, si vlerë e shtuar për rritjen ekonomike dhe shtoi se MTI do të jetë zë i fuqishëm i prodhuesve vendorë dhe do ta kenë mbështetjen tonë pa rezervë për të gjitha iniciativat që do të vinë nga ju dhe organizatat e tjera biznesore, por edhe nga iniciativa individuale të prodhuesve vendorë. Shala shtoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është e përkushtuar t’i mbështesë iniciativat e sektorit privat dhe për këtë do të lëmë shenja të dukshme të përmirësimit të ambientit biznesor. Të dy palët u pajtuan të nisin takimet e rregullta të Këshillit Kombëtar Ekonomik për Zhvillim Ekonomik, si vend ku gërshetohen kërkesat nga bizneset dhe shqyrtimet e tyre në këtë Këshill. Po ashtu ata u dakorduan që bashkërisht të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta për rritjen e ekonomisë vendore dhe të kenë takime të rregullta.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …