Drejtori i drejtorisë për Politika dhe Plane i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Faruk Geci, drejtori i drejtorisë për Operacione dhe Trajnime, gjeneral brigade Zymer Halimi si dhe shefi i Zyrës për Transformim, nënkolonel Jeton Dreshaj, qëndruan për vizitë zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë. Delegacioni i zyrtarëve dhe oficerëve të lartë të FSK-së u pritën në nga kontra admirali Jugel udhëheqës i zyrës së Planifikimit të Ushtrisë së Gjermanisë, dhe ndër të tjera në takim u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet dy ministrive si dhe për procesin e planifikimit në ushtrinë gjermane. Delegacioni i FSK-së u prit në Ministrinë e mbrojtjes të Gjermanisë edhe në Zyrën për Politika dhe Plane, në të cilin takim u bisedua për bashkëpunimin bilateral, por edhe për çështje të transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës. Nga pala gjermane u shpreh gatishmëria për mbështetje si dhe thellim të bashkëpunimit ndërmjet dyja institucioneve.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …