Një delegacion i Kongresit amerikan, që udhëhiqet nga senatorja republikane, Joni Ernst po viziton vendin tonë. Ambasada amerikane në Prishtinë i ka deklauar Radioos Evropa e Lirë se gjatë qëndrimit në Kosovë, delegacioni i kongresit amerikan do takohet me liderët qeveritarë, sipërmarrësit vendas dhe partnerët e tjerë kosovarë për të diskutuar lidhur me bashkëpunimin në kuadër të Programit për Partneritet Shtetëror të Ajovës me Kosovën – që është standard i artë për programet e partneritetit shtetërorë në mbarë botën. “SHBA-ja mbetet e përkushtuar në mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në transformimin e tyre transparent 10-vjeçar drejt një force multietnike të mbrojtjes territoriale. Aktivitetet e përbashkëta ndërmjet Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Kosovës jo vetëm që rrisin kapacitetet e FSK-së, por ndërtojnë raporte të rëndësishme, prezantojnë lidership dhe rrisin besimin mes dy vende tona” është cituar të ketë deklaruar një zëdhënës i ambasadës amerikane.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …