Një delegacion i Kuvendit të Kosovës, në përbërje të deputetëve: Driton Hyseni, kryesues i delegacionit dhe Xhavit Haliti, anëtar i delegacionit, është duke marrë pjesë në punimet e sesionit të 69-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili po mbahet ne Kopenhagë. Delegacioni përcolli punimet e Komisionit për Politikë, gjatë të cilave u trajtuan tema të ndryshme në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të komunitetit veriatlantik. Delegacioni po ashtu mori pjesë edhe në punimet e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri. Aty kryetari i delegacionit, Driton Hyseni, ia kujtoi delegacionit nga Serbia se Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht me subjektivitet të pacenueshëm. Komuniteti serb është shumicë në dhjetë komuna, por problemet hasen vetëm në katër komunat veriore për shkak të synimeve territoriale të Serbisë. Ai ftoi komunitetin ndërkombëtar ta marrë seriozisht sulmin në Banjskë dhe t’i vendosë sanksione Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …