Një delegacion i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

Delegacioni i Përhershëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga nënkryetari Xhavit Haliti, në përbërje të të cilit janë edhe Abdullah Hoti, Glauk Konjufca dhe Ismail Kurteshi, mori pjesë në punimet e Sesionit të Gjashtë Plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, me temën “Lidhje më e mirë për një jetë më të mirë – si të arrihet një ndryshim i madh në procesin e bashkëpunimit rajonal”, që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës. Siç njofton Kuvendi i Kosovës, në emër të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili njëherësh është edhe Kryesues i Delegacionit të Kuvendit në këtë Asamble, delegacionin e udhëhoqi nënkryetari Xhavit Haliti. Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve në këtë sesion, nënkryetari Xhavit Haliti theksoi domosdoshmërinë e vendosjes dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të vendeve pjesëmarrëse të SEECP-së, jo vetëm në nivel rajonal, por edhe në nivel bilateral. Sa i përket marrjes nga ana e Kosovës të kryesimit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, nga Bosnjë e Hercegovina, nga korriku 2019/2020, nënkryetari Haliti, theksoi se “Ne duhet të intensifikojmë bashkëpunimin rajonal dhe SEECP është një platformë e shkëlqyeshme për të përmirësuar gradualisht mënyrën e jetesës së qytetarëve tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …