Një delegacion i MFSK-së në krye me sekretarin e përgjithshëm z. Shkëlzen Sylaj, me ftesë të ministrit të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, zotëri

Një delegacion i MFSK-së qëndroi për vizitë në Mbretërinë e Bashkuar

Një delegacion i MFSK-së në krye me sekretarin e përgjithshëm z. Shkëlzen Sylaj, me ftesë të ministrit të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, zotëri Mark Lancaster ka  vizituar Mbretërinë e Bashkuar. Delegacioni i Ministrisë për FSK i kryesuar nga z. Sylaj, ka zhvilluar takime zyrtare me zonjën Paula Hothersall, shef i Politikës së gjerë evropiane dhe Nick Gurr, drejtor i Sigurisë dhe Politikës Ndërkombëtare në Ministrinë e Mbrojtjes. Sylaj gjatë takimeve, ka njoftuar zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes të  Britanisë së Madhe me zhvillimet në Forcën e  Sigurisë së Kosovës dhe situatën aktuale në Kosovë. Ai me këtë rast ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen me trajnime, shkollime dhe këshilla. Në takimet e zhvilluara është diskutuar për mundësitë e mbështetjes me trajnime profesionale në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë edhe për shërbyesit civilë të MFSK-së, duke pasur parasysh modelin e integruar të MFSK-së që është model i MM të BM.

Delegacioni nga Kosova dhe ai nga Britania konfirmuan gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në mes dy institucioneve edhe në të ardhmen në fushën e trajnimeve për pjesëtarë të FSK – së dhe shërbyesit  civilë në MFSK/FSK, duke pasur si objektiv që Kosova të jetë një ofrues i ardhshëm dhe kontribuues në sigurinë rajonale dhe botërore. Qëllimi i vizitës në Ministrinë e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar ishte vazhdimi dhe thellimi i bashkëpunimit në mes të MFSK -së dhe MM të Britanisë së Madhe. Ndërsa theks i veçantë iu kushtua përkrahjes së pjesëmarrjes së  njësiteve të FSK -së në misione jashtë vendit nën ombrellën e Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe nëpërmjet trajnimit dhe shkollimit të pjesëtarëve të FSK- së në akademitë prestigjioze të BM.

Në delegacionin e MFSK-së ishin edhe sekretari personal i SP-së, z. Florin Hoxha, atasheu i FSK-së, major Beton Retkoceri, zëvendësdrejtori i ekipit  Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për MFSK-në(NALT), Mark Theoblad, këshilltari i komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, oficeri britanik, kolonel  Paul Stainthorpe.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …