Kosova dhe Mali i Zi mbajnë konsultime politike për bashkëpunimin dy-palësh, vlerësohen marrëdhëniet shumë të mira në mes dy vendeve Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës nën udhëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm, Albert Prenkaj, dhe ai nga pala malazeze i udhëhequr nga Ivan Lekoviq, Drejtor i Përgjithshëm i Bilaterales kanë mbajtur një takim të rregullt pune për konsultime politike dy-palëshe, ashtu siç edhe parashihet me marrëveshjen e përbashkët të dy ministrive respektive, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net. Takimi u zhvillua në Podgoricë, ndërsa temat, që u trajtuan kanë përfshirë marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin ekonomik, vlerësimin e gjendjes në lëmin e raporteve kontraktuale ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimin në kuadër të integrimeve në NATO dhe BE dhe bashkëpunimin multilateral dhe rajonal. Siç thuhet në njoftim, gjatë këtij takimi, të dy drejtuesit e delegacioneve, Prenkaj dhe Lekoviq, kanë vlerësuar se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, janë shumë të mira dhe, që nga konsulta e kaluar, kanë shënuar progres, që mund të vërehet përmes kontakteve të shumta e të rregullta, vizitave të drejtuesve më të lartë shtetëror si dhe mbështetje reciproke.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …