Një delegacion i MPJ-së është pritur në një takim në selinë e Gardës Kombëtare të Iowa-s nga Gjenerali Ben Correl

Një delegacion i MPJ-së është pritur në një takim në selinë e Gardës Kombëtare të Iowa-s nga Gjenerali Ben Correl

Gjatë ditës së dytë të vizitës në Iowa, Zv.Drejtori i Përgjithshëm, Astrit Zemaj dhe Zyrtari për politika të sigurisë Bujar Maxhuni, janë pritur në takim pune në selinë e Gardës Kombëtare të Iowa-s nga Komandanti i Pergjithëshem, Gjenerali Ben Correl, si dhe autoritetet e larta drejtuese të Gardës Kombëtare. Në takim u bisedua për të arriturat e deritashme që nga themelimi i partneritetit mes shteteve dhe institucioneve tona, si dhe rreth avancimit të tyre në fushat shumëdimensionale përtej bashkëpunimit themelor ushtarak. Pavarësia e Kosovës dhe institucionet e saja të sigurisë janë faktor kyç i paqës dhe stabilitetit, me vizion të qartë në proceset e mëtutjeshme drejt antarësimeve euroatlantike, u tha në takim. Forcat e Armatosura të Kosovës nga ana e Gardës Kombëtare të Iowa-s, konsiderohën si partner kyç në proceset e ofrimit të paqes dhe sigurisë, si dhe bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtarë. Delegacioni i MPJ-së është pritur një ditë më parë në takime të ndara edhe nga autoritete më të larta të shtetit të Iowa-s.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …