Një delegacion i Nismës për Kosovën, i kryesuar nga Fatmir
Limaj, ka bërë homazhe sot në Reçak, me rastin e 17-vjetorit të Epopesë së Reçakut.
“Sot është një ditë e veçantë për të gjithë familjarët e dëshmorëve të Reçakut
dhe gjithë Kosovës. Angazhimi ynë për ndërtimin e mirëfilltë të shtetit tonë,
çdo herë duhet të bëhet mbi bazën e idealëve të të rënëve për lirinë e këtij
vendi. Është një moment i veçantë ku të gjithë ne duhet të përkujtojmë dhe të
jetojmë me këtë përkujtim të lartë”, është shprehur Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …