Delegacioni i Odës së Afarizmit të Kosovës u prit në takim nga drejtori ekzekutiv në Shoqatën e Bankave të Kosovës, Petrit Balija dhe zyrtari i lartë i operacioneve Kreshnik Kosumi. Qëllim i këtij takimi ishte njohja nga afër e të dyja palëve dhe diskutimi lidhur me mundësitë e bashkëpunimit, në çështjet që janë me interes të përbashkët. Në këtë takim njoftues mes OAK dhe SHBK, u diskutua lidhur me aktivitetet e të dy organizatave dhe mënyrën se si bashkarisht mund të japim kontribut në klimën e të bërit biznes në vend. Të dyja palët theksuan rëndësinë e koordinimit në çështje specifike, në mënyrë që vendi të ketë oferta atraktive për investitorët dhe në parim u pajtuan me disa pika të cilat janë me interes të përbashkët dhe lanë të hapura mundësitë e një bashkëpunimi të mundshëm në të ardhmen. OAK në këtë takim u përfaqësua nga: Kryetari i bordit Skënder Krasniqi, sekretari Diamant Elshani, pronari i kompanisë Meka Burim Piraj dhe koordinatorja Donika Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …