Një delegacion i Veteranëve të Luftës nga Kroacia vizituan Skenderajn

Kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, bashkë me nënkryetarin Sami Lushtaku, kanë pritur një delegacion të Veteranëve të Luftës nga Kroacia, të prirë nga Zoran Komar, i shoqëruar nga Qytetari i Nderit të Skenderajt Esat Çollaku, dhe veteranë të tjerë të luftës në Kroaci dhe Kosovë. Fillimisht ky delegacion është pritur në ambientet e Komunës së Skenderajt për të vazhduar më pas me homazhe dhe nderime në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku janë vizituar edhe shtëpitë muze të familjes Jashari. Kryetari Nura dhe Nënkryetari Lushtaku kanë vlerësuar lartë rolin e veteranëve të luftës në Kroaci, por edhe të gjithë shtetit kroat në të gjitha fazat, në mbështetje të vlerave tona të lirisë, demokracisë dhe shtet-ndërtimit.

Mund të jetë një imazh i 12 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …