Një “diplomat” si burri i Vjosa Osmanit i kushton shtetit mesatarisht në rreth 5 mijë euro në muaj, përfshirë këtu pagën në afër 3 mijë euro, sigurimin shëndetësor në shtetin pritës, banimin dhe reprezentacionet e ndryshme. Prindon Sadriu, edhe pse me sa e sa afera, kërcënime ndaj medieve, abuzimeve me shpenzime nga buxheti i vendit është një prej diplomatëve më të privilegjuar në Shërbimin e Jashtëm të Kosovës. Përkundër që disa herë i ka shkelur rregulloret e brendshme, Sadriu asnjëherë nuk është ndëshkuar, shkruan Demokracia.com. Madje, atij tash po i lejohet ta bëjë edhe një punë tjetër në shtetin ku shërben si diplomat, ndonëse kjo është e ndaluar me Ligjin për Shërbimin e Jashtëm. Ky njerii cili e mendon veten edhe njëlloj kryetari, pasi është burri i kryetares Vjosës ashtu siç e quan veten, përveç që është me mision diplomatik në Shkup, ai tani ka filluar të punojë edhe në Universitetin e Evropës Juglindore.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …