Një ditë e mbarë për qytetarët malishevas

Ka filluar procesi i asfaltimit të shtresës së parë, në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, nga rrethi i QKMF-së deri te “Lindi Center”, ku dhe pritet të lëshohet për qarkullimin e automjeteve brenda pak ditësh. Qeverisja komunale në Malishevë falënderon të gjithë për besimin, përkrahjen dhe mirëkuptimin që e kanë ofruar gjatë kësaj periudhe si qytetarët dhe bizneset, në funksion të realizimit edhe të kësaj faze të projektit për Malishevën Urbane. Për të pa nga afër fillimin e punimeve ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, i cili i falënderoi punëtorët për punën që janë duke e bërë dhe kërkoi që kualiteti i punimeve të jetë në radhë të parë, konform specifikave të kërkuara në kontratë.

Mund të jetë një imazh i 5 persona

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …