Një ditë para seancës konstituive, Vetëvendosje ende pa emër për Kryeparlamentar

Vetëm një ditë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe subjekti politik me më shumë deputetë, nuk e ka bërë ende publik emrin e kandidatit për Kryetar të Kuvendit. Seanca është caktuar të mbahet më 15 prill, ora 10:00, dhe do të shënojë fillimin e legjislaturës së nëntë, që nga themelimi i Kuvendit më 10 dhjetor 2001. Rendi i ditës përmban katër pika: Formimi i Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e mandateve; Betimi i deputetëve të rinj; Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit; Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit. Sipas rregullores, seancën deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit do ta drejtojë deputeti më i vjetër në moshë, Avni Dehari i ndihmuar nga deputetja më e re, Sala Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

KDI: Konstituimi i Kuvendit është urgjent – Përgjegjësia kryesore bie mbi Vetëvendosjen

Instituti Demokratik i Kosovës  ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, …