Një ditë pas ngritjes së aktakuzës së Prokurorisë për rastin e Banjskës në veri, janë afishuar parulla në mbështetje të Radojçiqit

Mbrëmë gjatë natës, në veri të vendit, një ditë pas aktakuzës së Prokurorisë Speciale për rastin e Banjskës, janë afishuar parulla në mbështetje të Radojçiqit. Në to shkruan, “Të gjithë jemi Millana dhe vëllezër nga Banjska, ju okupatorë në ne zgjoni egërsinë, ju presim në veri, thuhet në pamfletët e vendosura nëpër vende të ndryshme në Zubin Potok, Mitrovicë, Zveçan e Leposaviq. Fotografitë ku shihen pamflete të tilla janë postuar në rrjetin social Telegram, nga kanali serb Koridor.  Dihet se Millan Radoiçiq ka marrë përgjegjësinë për sulmin  ndaj Kosovës, ku më 24 shtator të vitit të kaluar. në Banjskë të Zveçanit u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku. Millan Radoiçiq kërkohet nga Interpoli, por vazhdon të endet i lirë në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …