leoni

Një ekip i Kryqit të Kuq të Kosovës dega në Skenderaj, ka takuar kryetarin e Komunës së Skenderajt, Fadil Nura

Në kuadër të 17 Tetorit – Ditës Ndërkombëtare për çrrënjosje të varfërisë, një ekip i Kryqit të Kuq të Kosovës dega në Skenderaj, ka takuar kryetarin e Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, me të cilin ka diskutuar rreth bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe Kryqit të Kuq, me qëllim që realizimit të projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta humanitare për familjet në gjendje të rëndë ekonomike. Kryqi i Kuq u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kontribuojnë me të mira materiale si: ushqime, veshmbathje, mjete higjienike, të holla dhe çdo gjë tjetër që është e nevojshme për familjet me gjendje të rëndë ekonomike.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …