Një eurodeputete franceze, tha se vendimi për të mos lejuar organizimin e referendumi serb në Kosovë, është i dëmshëm

Një eurodeputete franceze, tha se vendimi për të mos lejuar organizimin e referendumi serb në Kosovë, është i dëmshëm

Eurodeputetja franceze, Dominique Bilde  konsideron se vendimin e autoriteteve të Kosovës për të mos lejuar organizimin e referendumi serb në Kosovë, është shumë i dëmshëm, Anëtarja e partisë së Marine Le Pen, Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë, veç kësaj kritike, ka thënë po ashtu se fati i serbëve të Kosovës po përkeqësohet dita-ditës, ndërsa ka kërkuar mocion për një rezolutë për manastiret serbe, të klasifikuara siç ka thënë ajo, “të rrezikuara”. Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë të përbashkët për të kundërshtuar organizimin e referendumit serb të 16 janar të këtij viti, referendum që kishte të bënte me ndryshimet kushtetuese për fushën e drejtësisë në këtë shtet.  Qeveria e Kosovës megjithatë ua kishte mundësuar serbëve të Kosovës të votonin përmes postës dhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …