Një gjykatë gjermane i ka dhënë dritën e gjelbër mbajtjes së protestave ndaj masave antikovid, që ka ndërmarr qeveria e Gjermanisë. Ndonëse Gjermania vlerësohet si shteti që ka menaxhuar pandeminë më së miri nga të gjitha shtetet evropiane me anë të testimeve rigoroze, mijëra aktivistë nëpërmjet rrjeteve sociale kanë bërë ftesa për të protestuar ndaj masave që ka ndërmarr qeveria kundër përhapjes së pandemisë. Vendimi i kësaj gjykate për të lejuar mbajtjen e protestave është kundërshtuar nga ministri i Brendshëm gjerman, Andreas Geisel, i cili ka ngritur shqetësimin për përhapje të virusit. Edhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel bërë thirrje për kujdes dhe respektim të masave dhe ka shtuar më tutje se kjo është çështje serioze dhe duhet ta marrin me seriozitetin më të madh. Por pavarësisht këtyre thirrjeve, mijëra qytetar gjatë aktiviteteve para protestuese kanë mbajtur pankarta me mbishkrime: “Mjaft me gënjeshtrat për koronavirusin” dhe “Merkel duhet të shkojë”. Këta aktivistë ju kanë bërë thirrje edhe qytetarëve të vendeve tjera të ju bashkëngjiten në protestat kundër masave që po ndërmarrin qeveritë kundër pandemisë së shkaktuar nga virusi korona.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …