leoni

Një grup aktivistësh hebrenj, izraelitë, protestuan kundër sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës

Një grup aktivistësh hebrenj izraelitë u mblodhën para Konsullatës së SHBA-së në Kudsin Perëndimor dhe protestuan kundër sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës, raporton Anadolu. Grupi bëri thirrje për ndalimin e luftës sa më shpejt të jetë e mundur dhe mbante fotografi të fëmijëve, grave dhe të moshuarve të vrarë në Gaza. Organizatori i cili dha deklaratë për mediat në emër të grupit prej afro 100 personash, tha se ata u mblodhën për të protestuar kundër sulmeve të Izraelit në Gaza dhe për të treguar se ata janë në solidaritet me palestinezët që jetojnë në Gaza. Duke iu referuar presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ai tha: “Ne ju mbajmë juve dhe qeveritë tuaja përgjegjëse për vrasjen e 20 mijë njerëzve që janë shkatërruar në Gaza”. Ai tha se atmosfera në të cilën ndodhet komuniteti hebre në Izrael nuk i lejon ata të vajtojnë palestinezët para opinionit publik. Ai i bëri thirrje Izraelit, SHBA-së dhe bashkësisë ndërkombëtare të “ndalohen sulmet kundër Gazës”.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …