Një grup i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në mbështetje të ish-komandantëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim nga Specialja në Hagë. Në protestën e organizuar nga Nuredin Gashi, ish-luftëtar i UÇK-së, ish-luftëtarët kanë mbajtur në duar flamuj kombëtarë dhe parulla me mbishkrimin: “Unë jam veç çlirimtar, kështu më deshi lira”. Protestuesit kanë kërkuar lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe të tjerëve të cilën gjenden në paraburgim në Hagë. Ata i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të reagojë për ish-komandantët, të cilët po mbahen të arrestuar padrejtësisht, në Hagë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …