Një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile, mes të cilëve edhe dy shqiptarë, janë dëbuar nga Serbia gjatë një seminari në Beograd, me arsyetimin se ata përbëjnë një “rrezik për sigurinë kombëtare”. Të dëbuarit kanë reaguar duke e cilësuar këtë akt si një sulm të paprecedentë ndaj shoqërisë civile, duke theksuar se nuk u janë dhënë shpjegime për vendimin. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka reaguar duke thirrur ambasadorin serb në takim dhe kërkuar sqarime lidhur me këtë ngjarje. Ai ka theksuar se ky veprim është në kundërshtim me përpjekjet për ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe ka ndikim negativ në lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari amerikan, Donald Trump, ka pezulluar ndihmat e huaja për 90 ditë, duke kërkuar një rishikim të plotë të mënyrës së shpërndarjes
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pezulluar ndihmat e huaja për 90 ditë, duke kërkuar një …