Një grup i quajtur “Qytetarë të revoltuar” kundështon fuqishëm mbajtjen e paradës së homoseksualëve në Prishtinë

Një grup i quajtur “Qytetarë të revoltuar” kundështon fuqishëm mbajtjen e paradës së homoseksualëve në Prishtinë

Në grup qytetarësh në një shkrim drejtuar Policisë së Kosovës dhe medieve thuhet: “U bëjmë thirrje të gjithë atyre që ia duan të mirën këtij vendi, se me datën 10 Tetor 2017, për shkak të paradës së të degjeneruarve të shoqërisë, iu paralajmërojmë të gjithë qytetarëve të qëndrojnë larg këtij marshi, ose përndryshe do t’u përcjellë i njëjti fat sikur atyre se çfarë do të vie atë ditë! Përgatitjet janë bërë dhe njëherë e përgjithmonë do të shuhen këto ndyrësira të shoqërisë”, thuhet në këtë e-mail që është shkuar në adresë të mediave të Kosovës.  “Ndërlidhur me këtë, sa për njoftimin tuaj, në Kosovë njihet e drejta e orientimit seksual si dhe e drejta e lirisë së shprehjes, përderisa nuk cenohet tjetri në formë të shkeljes së të drejtës apo lirisë së garantuar me kushtetutë. Policia merr në konsideratë gjithçka që mund të ndërlidhet me ndonjë situatë të caktuar dhe veçmas kur ka organizime ngjarjesh dhe manifestime të çfarëdo lloji. Vlerësuar rrethanat që karakterizojnë këtë manifestim, policia ka hartuar planin e saj operativ në të cilin ka bashkërenduar dhe ka inkorporuar të gjitha veprimet operative që do të ndërmerren me qëllim të monitorimit dhe sigurimit të mbarëvajtjes së kësaj ngjarjeje”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …