Një grup qytetarësh kanë protestuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Ata mbanin pankarta në duar, ku shkruhej “Jemi me ju”,”Palestina e lirë” apo “Stop bombardimit në Gaza”. Forumi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë bashkë me një grup qytetarësh janë kundër bombardimeve të Izraelit në Gaza. Sulmi në Gaza nisi pasi një grup terroristësh të Hamasit u futën në mënyrë të papritur në Izrael dhe vranë mbi një mijë persona. Mijëra palestinezë janë vrarë deri më tani, ndërsa banorët e gazës po përballen me mungesë ushqimesh dhe uji.
