leoni

Një grup qytetarësh sot duke filluar nga ora 12:00 do të protestojnë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Një grup qytetarësh sot duke filluar nga ora 12:00 do të protestojnë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Një grup qytetarësh kanë bërë thirrje që sot nga ora 12:00, t’u bashkohen në një protestë të kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. ‎Ata ftesën e kanë bërë nëpërmjet Facebook-ut, ku kanë shpjeguar se kjo protestë thirret nga një grup qytetarësh pa prapavijë partiake.

“Disa nga qytetarët e grupit organizativ ishin të përfshirë në protestat e vitit 2013 kundër skandalit të fryrjes së faturave nga KEK-u dhe disa të përfshirë në protestat me hashtag #protestoj. Protesta ka për qëllim parandalimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike të paralajmëruar nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në profilin e organizatorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj

Fatmir Limaj: Nuk i frikësohemi zgjedhjeve, institucionet duhet të formohen përmes marrëveshjeve politike

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se vendi ka nevojë urgjente për formimin …