Në pjesën veriore të Mitrovicës është mbajtur një protestë nga qytetarët serb. Përveç tjerash, ata kanë mbajtu mbishkrime edhe kundër presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe Listës Serbe. Protestuesit e kanë akuzuar presidentin Vuçiq për tradhëti të lartë ndërsa Listën Serbe se po torturon, po pasurohet, po kërcënon dhe shantazhon. Qytetarët serb kanë mbajtu pankarta në të cilat shkruhej: Vuçiq, Kosova nuk të do më, na tradhtove. Ne nuk e duam as Asociacionin tuaj, na shitët”. Protestës i kanë paraprirë muzika me këngë nacionaliste serbe. Gjatë fjalimit para masës protestuese, një nga organizatorët e protestës, Ivan Miletiq, gjatë fjalimit të tij ka kërkuar që kryeministri, Albin Kurti t’i tërheq policët nga veriu dhe t’i mbyllë stacionet e policisë atje.
