Një grup i të rinjve të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës, zhvilloi një marsh nga sheshi “Zahit Pajaziti” deri para Qeverisë së Kosovës, ku në rrethojat e saj, u vendosën pankarta me mesazhe kundër shkeljes së Ligjit të Punës dhe Kontratës Kolektive. Një protestues tha se ky aktivitet është organizuar pasi që në Kosovë po vazhdohet të ketë shkelje të të drejtave të punëtorëve. Ai shtoi se Ligji i Punës është vetën ligj në letër, pasi nuk gjen zbatim, dhe për këtë ai fajësoi institucionet e vendit. Valon Junuzi, po nga ky grup organizues tha se për këtë marsh ka qenë e njoftuar edhe BSPK-ja, mirëpo ata e kanë parë më të arsyeshme udhëtimin për në Shqipëri se sa të bashkohen në protestë. Në anën tjetër, marshit iu është bashkuar edhe nënkryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, i cili tha se në këtë marsh nuk përfaqëson BSPK-në, por është përfaqësim individual dhe përkrahje për të rinjtë që kanë organizuar këtë aktivitet.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …