Nasim Haradinaj

Një grup veteranësh nga Drenica: E kemi ditur Nasim, e kemi ditur se do të mbrohesh si Avni Rrustemi!

Edhe pse në Hagë  po mbahet  gjykimi më i padrejtë që na u ka bërë ndonjëherë, gjatë  gjithë historisë sonë, ne kurrë nuk jemi përkulur as do të përkulemi para padrejtësisë.

Mbrojtje jote, Nasim,  nuk ka si të mos na kujtojë mbrojtjen e Avni Rrustemit,  në Paris 100 e sa vjet më parë.  Nuk ka si të mos na kujtojë  gjykimet dhe  28 vitet burg të Simbolit të Rezistencës Shqiptare, Adem Demaçi, nuk ka si të mos na kujtojë heroizmin shqiptar në shekuj, sepse vetëm kështu, duke qëndruar vertikalisht, ani pse të akuzuar padrejtësisht, vetëm duke ua përplasur në fytyrë të vërtetën, do të  ridëshmohet historia jonë e përgjakur por heroike, e mohuar nga forcat e territ, të krimit e të tmerrit,  por ne si gjithnjë kemi qëndruar e do të qëndrojmë   ballëlartë në të drejtën tonë, duke besuar fort se e drejta edhe   mënon, por nuk harron.

Ecin para vëlla, kthim prapa nuk ka!… ( Pesë veteranët nga Drenica)

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …