Një “gylenist i armatosur ka vrarë 4 arsimtarë në Universitetin e Eshkishehirit, në veriperëndim të Turqisë

Një “gylenist” i armatosur ka vrarë 4 arsimtarë në Universitetin e Eshkishehirit, në veriperëndim të Turqisë

Një person i armatosur, në Turqi,  ka qëlluar për vdekje 4 arsimtarë në Universitetin e Eshkishehirit, në veriperëndim të Turqisë. Media turke thotë se vrasësi ishte  një studiues në Universitetin e qytetit Osmangazi dhe është ndaluar nga policia. Të vrarët janë një zv.dekan, një sekretar fakulteti dhe dy lektorë, siç bën të ditur agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu”. Nga sulmi mbetën të plagosur edhe 3 persona të tjerë. Motivi i këtij sulmi mbetet ende i paqartë, por raportohet që ai të jetë dorëzuar vullnetarisht.  Mediet raportojnë se vrasësi, ish asistenti i kërkimeve shkencore ishte shkarkuar nga detyra më herët si pjesë e hetimeve të organizatë terroriste të Gylenit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim ballafaqimi me te

Albin Kurti e duron Vjosa Osmanin   edhe kur i thotë bixhozxhi politik, sepse nuk ka guxim …