Një i shëruar nga korona virusi, falënderoi komunën e Malishevës dhe mjekët për trajtimin dhe kujdesin deri në shërim

Një i shëruar i cili ka qenë i prekur me virusin korona, Miftar Krasniqi nga fshati Drenoc, e ka vizituar Komunën e Malishevës, gjegjësisht kryetarin dhe nënkryetarin e Komunës, Ragip Begaj dhe Hajdin Berisha, me qëllim të falënderimit për kujdesin e treguar gjatë kohës sa ka qenë duke u trajtuar, pasi kujdesi i treguar, e ka ndihmuar në shërimin e tij. “Ju keni treguar një kujdes të jashtëzakonshëm për mua dhe familjen, gjatë kohës sa kam qenë duke u trajtuar në spital. Po ashtu e falënderoj edhe stafin e Klinikës Infektive në SHSKUK-së dhe stafin shëndetësor në Malishevë, për krejt kujdesin e treguar gjatë asaj periudhe”, ka thënë Krasniqi. Ai është ndarë i kënaqur me tërë kujdesin institucional të treguar gjatë kësaj periudhe, jo vetëm nga shërbimi shëndetësor, por edhe nga Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Pandemi, pasi kjo e ka ndihmuar në tejkalimin e sëmundjes, por edhe si familje janë ndier të sigurt, sepse komuna ka treguar kujdes të jashtëzakonshëm dhe në vazhdimësi, kanë qenë në kontakt gjatë asaj periudhe. Kryetari Begaj dhe nënkryetari Berisha, pasi e kanë uruar Krasniqin për shërimin e tij, e kanë falënderuar gjithashtu për bashkëpunimin dhe nivelin e lartë të vetëdijes dhe kujdesit për sëmundjen, që e kanë treguar si familje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …