Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin për gjendjen shëndetësore në vendin tonë gjatë pandemisë. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë, një person ka vdekur si pasojë e virusit korona, 19 të tjerë janë infektuar dhe 33 të infektuar janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223 mijë e 860 ndërsa numri i rasteve aktive është 555.
