Në mesin e këngëve rapsodike që i këndojnë vuajtjeve njerëzore, sidomos vuajtjeve të të burgosurve, në të kaluarën ka qenë shumë e përhapur kënga e titulluar “Prej Zemanit të Ezelit”, ( turqisht, Ezel, Zeman arasında) e cila në disa interpretime të këngëtarëve që nuk e kanë kuptuar gjuhën turke e arabe i kanë ngatërruar, fjalen “ezel” me lezet, që janë dy kuptime të ndryshme. Prej zemanit, do të thotë prej kohës prej fillimi të saj, në kuptimin metafizik, prej kur është krijuar bota.
Ka mundësi që këtë këngë ta kenë përcjellë edhe këngëtarët, dervishë nga lindja, por është e mundshme që kënga të jetë krijuar në vilajetet shqiptare, edhe pse si këngë vaji e pikëllimi këndohet më shumë në krahinat veriore të Shqipërisë, veçmas në Kosovë.
Melodinë krejt të njëjtë, por edhe përmbajtjen e vajtimit e pikëllimit, e gjejmë edhe në një këngë greke të kënduar nga këngëtarja më e njohur greke e të gjitha kohëve, Roza Sarah Eshkenazi por edhe nga shumë këngëtarë të tjerë grekë, e edhe turq. Kjo këngë vajtimi Ashtu sikur kënga e kryqëzatave e quajtur “Vajza e bukur e anadollit”, apo “Kënga e Çanakalasë”, kanë qenë këngët më të përhapura në kohën e Perandorisë Osmane dhe që janë kënduar ne pjesën më të madhe të viseve perandorake.
Rizah Bllaca – Prej Zemanit të Ezelit
Prej zemanit të ezelit, variant i kënduar nga rapsodi Rizah Bllaca
Prej zemanit të ezelit,
Kam marrë koll kam marrë hilet,
Te gjithe mjekët i kërkova
Ilaç për mue, ilaq për mue kurrkund s’ u gjet!
Te gjithe mjekët i kërkova,
Ilaç për mue kurrkund s’ u gjet
Ore mjek pash’ t’ madhin Zot
Ma kallzon të drejtën tamam,
A me pshtu, a për vorr jam
Mos t’ mbajë ymyt e mjera nanë.
A me pshtue a për vorr jam
Mos t’ mbajë ymyt e mjera nanë.
O mjek barnat s’ po m’ bajnë dobi,
Bolli i piva s kam mimhatë,
Tash e pashë që m’u mor zani,
Të shkoj n Vatan, e t’ vdes rahat.
Tash e pashë që m’u mor zani,
Të shkoj n Vatan, e të vdes rahat.
O shirit, shirit me ari,
Rreth e rreth lulet mavi,
Oj hapsane u rrënofshi!
Ti naj kalbe djemtë e ri!
Oj hapsane u rrënofshi!
Ti naj kalbe djemtë e ri!
Ka dalë ylli na fushë të malit,
Gjithë dunajnë e ka ndriçue,
Oh hapsane u rrënofshi!
Djemt e ri na ke verbue!
Oh hapsane u rrënofshi!
Djemt e ri na ke verbue!
Oj hapsane oj e shkretë
U rrenofsh e rafsh ne det
U rrenofsh prej temeut
M’ dave shpirtin prej atdheut.
U rrenofsh prej temeut
M’ dave shpirtin prej atdheut.
Ndigjoni shokë një sallë po thëret
Merrni vesh se kam ndërrue jetë
Vjen nana e mi qanë hallet
Nana e din se çka kena hjekë.
Vjen nana e mi qanë hallet
Nana e din çka kena hjekë.
Hipi hoxha në minare, variant, këndoi Halim Keca, Shkup
Prej zemanit te ezelit
Une mora shokë iletin
Unë e mora shokë iletin
Mos me rrnune ma ne ket jetë
Une vetveten e mundova
mos me i shti vetit idhnin
Te doktori une shkova
Por s u gjet ferman per mue
Une doktorit i kam thane
Pashë dine e pashë mane
Kallzon drejt a kam derman
Mu doktori ma ka kallzue
Tri ditë vade kam me rrnune
Une rrugen e fillova
Ne shpi nanes me i kallxue
I thash nanes dilem para
Se doktori mu ma ka shnoshë
Se doktoi m ka kallxue
Tri ditë ymer kam me jetue
Mos ja thuj nanes qat fjalë
Se s’ ka nane tjetër djalë
A t vjen keq moj na ime
Se do te dalim une e ti
Hipi hoxha ne minare
Dilni shokë se unë kam vdekë
Erdhi nana mi qan hallet
ajo din se çka kam hjekë.
Hulumto:
Roza Eshkenazi