Një kolonë me automjete ushtarake të Federatës Ruse e drejtuar për në Kiev vlerësohet të jetë 64 kilometra e gjatë, njoftoi agjencia ukrainase e lajmeve, UNIAN të duke prezantuar edhe imazhe satelitore. Karvani i tankeve dhe automjeteve të tjera ushtarake është edhe më i gjatë se sa mendohej më parë. Ai shtrihet nga Aeroporti Hostomel në Kievin veriperëndimor deri në fshatin Pribirsk, i cili ndodhet midis Kievit dhe Çernobilit. Ndërkohë, porti jugor ukrainas i Mariupolit është përsëri nën kontrollin ukrainas, ka deklaruar sot në mëngjes shërbimi shtetëror i informacionit të vendit.
