Një komision ndërministror ka shkuar në Prekaz për të bërë vlerësimin e gjendjes së kompleksit memorial “Adem Jashari”. Vizita e këtyre zyrtarëve ka për qëllim vlerësimin e gjendjes së Kompleksit memorial. Miratimi i ligjit për këtë kompleks në tetor të vitit të kaluar ka hapur rrugë që të bëhet një projekt i detajuar për ruajtjen dhe konservimin e kullave dhe hapësirave tjera. Kjo është mirëpritur nga përfaqësuesit e familjes Jashari. Në këto kulla nuk u intervenua asnjëherë për t’i ruajtur ato ndërsa punimet pritet të fillojnë në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2019.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …